PDK-ja pas konstituimit të Kuvendit do të kërkojë të votohet rezolutë për procesin gjyqësor në Hagë

11 shkurt 2026 | 16:53

Sekretarja e përgjithshme  e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka njoftuar se në seancën e parë të punës së Kuvendit do të kërkohet miratimi i një rezolute për procesin në Gjykatën Speciale.

Në një konferencë për media, së bashku me deputetin Përparim Gruda, ajo ka prezantuar dokumentin, për të cilin  ka thënë se është hartuar nga ekspertë të pavarur.

Deklarata është bërë në ditën e seancës konstituive të Kuvendit dhe kur në Hagë është paraqitur fjala e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, i akuzuar për krime lufte.

Gruda ka thënë se rezoluta synon që procesi “të kthehet në binarë të standardeve evropiane për gjykim të drejtë dhe të paanshëm” dhe kërkon angazhim aktiv edhe nga Avokati i Popullit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Luka Mishetiq, ka thënë se kërkesa e prokurorisë për…