PDK-ja përfundon zgjedhjet e brendshme në Istog, Fushë Kosovë dhe Graçanicë

17 mars 2019 | 17:11

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur të dielën zgjedhjet e brendshme në tri degë të saj, duke zgjedhur edhe kryetarët e rinj për zbatimin e platformës Dekada e Re.

Pas përmbylljes së suksesshme nëpër dhjetëra nëndegë, PDK-ja ka përmbyllur zgjedhjet për zgjedhjen e strukturave të brendshme në degët e Istogut, Fushë Kosovës dhe Graçanicës.

Në procesin zgjedhor në degën e Istogut, kryetar është zgjedhur Lulzim Shoshi, në një garë fer dhe demokratike në mes të tre kandidatëve. Po ashtu, është zgjedhur edhe Këshilli Drejtues i përbërë nga 71 anëtarë dhe delegatët për Konventën Zgjedhore të PDK-së.

Punimet e këtij kuvendi i ka përshëndetur nënkryetari i PDK-së, Bajrush Xhemajli.

Ai ka thënë se PDK-ja në nivel vendi po fuqizohet nëpërmjet procesit të brendshëm zgjedhor. Po ashtu, Xhemajli ka thënë se PDK-ja gjatë këtij procesi po rritet dhe fuqizohet edhe më shumë.

Ndërsa në kuvendin zgjedhor të degës së PDK-së në Fushë Kosovë, 131 delegatët pjesëmarrës zgjodhën me shumicë votash Rrahim Tërnavën për kryetar dege dhe 55 anëtarë për Këshillin Drejtues të degës.

Në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të pranishmit i përshëndeti nënkryetari Hajredin Kuçi, i cili tha se PDK edhe në Dekadën e Re do të jetë parti lidere e cila do t’u prijë reformave për integrimet euro-atlantike të vendit.

Ndërsa në kuvendin zgjedhor të degës së PDK-së në Graçanicë, kryetar i degës me shumicë votash, është zgjedhur Artan Ismajli.

Partia Demokratike e Kosovës në procesin e brendshëm zgjedhor deri tani ka mbajtur rreth 700 kuvende të nëndegëve nga 1200 sa i ka gjithsej, ndërsa procesi zgjedhor ka përfunduar plotësisht në 14 degë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestuesit në Serbi po vazhdojnë marshin protestues nëpër rrugët kryesore…