PDK-ja përkujton heroin Shaban Polluzha

21 shkurt 2024 | 12:18

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar heroin e Kosovës, Shaban Polluzha në 79-vjetorin e rënies së tij.

Aktiviteti dhe rënie heroike e Polluzhës, siç ka theksuar PDK-ja ka shërbyer si burim frymëzimi për brezat pasues, transmeton klankosova.tv.

”Në 79 vjetorin e rënies, sot kujtojmë heroin e Kosovës, Shaban Polluzha, i cili udhëhoqi rezistencën kundër forcave pushtuese serbe në janar dhe shkurt të vitit 1945, në trevën e Drenicës. Aktiviteti i Shaban Polluzhës dhe rënia heroike e tij, shërbeu si burim frymëzimi për brezat pasues të veprimtarëve të çështjes kombëtare, që u angazhuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së Shaban Polluzhës!”, është thënë në njoftimin e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot po flasim për derivate. Por jo për çdo lloj…