PDK-ja përkujton heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

30 maj 2025 | 15:55

Në 26-vjetorin e rënies heroike, PDK-ja ka kujtuar me nderim të thellë heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, për kontributin e tyre të çmuar si luftëtarë të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Rruga e lirisë dhe atdhedashurisë, për Rasimin dhe Ragipin ishte e vetmja rrugë të cilën ata ishin përcaktuar për ta ndjekur deri në fund, gjatë një jete me aktivitet e veprimtari çlirimtare. E përjetshme qoftë lavdia për heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli thuhet se ka dërguar një tjetër ofertë në drejtim…