
PDK-ja përkujton komandantin Qamil Ilazi dhe bashkëluftëtarët e tij
14 maj 2025
| 14:08
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar komandantin e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Qamil Ilazi dhe bashkëluftëtarët e tij, Selim Shehu, Rizvan e Xhezair Bela, Sakip Mulaku, Ejup Dushkaja, Burhan Zeneli e Hesat Axhami në 26-vjetorin e rënies së tyre.
Në një postim në “Facebook”, PDK-ja ka përkujtuar edhe martirët e Kaçanikut që ishin vrarë po atë ditë nga Serbia.
“Komandant Bardhi ishte një ndër strategët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili me angazhimin e tij në luftë e bëri Kaçanikun bastion të pakalueshëm për ushtrinë serbe”.
“Po ashtu, sot përkujtojmë edhe martirët e Kaçanikut që u vranë po atë ditë nga dora e armikut. Lavdi e përjetshme për heronjtë dhe martirët e Kaçanikut!”, është thënë në njoftimin e PDK-së.