PDK-ja përkujton të rënët në masakrën e Tusuzit
26 maj 2025
| 15:14
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar 27 viktimat e masakrës së Tusuzit.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kjo parti ka theksuar se në përpjekjen e tyre për të zhdukur çdo gjurmë shqiptare, paramilitarët serbë jo vetëm që kryen akte dhune dhe terrori, por edhe plaçkitën e shkatërruan mbi 250 shtëpi.
“Kosova asnjëherë nuk do të harrojë martirët e saj dhe gjenocidin serb, i cili i ka shkaktuar kaq shumë dhembje popullit tone”, ka njoftuar PDK-ja.



