PDK-ja: Qeveria komunale e ka sjellë arsimin në Prizren buzë kolapsit total

23 tetor 2020 | 12:22

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren ka kritikuar qeverisjen e Mytaher Haskukës në këtë qytet.

Kritikat e kësaj partie kësaj here janë në adresë të arsimit.

“PDK, Dega në Prizren, njëjtë sikurse qytetarët e Komunës së Prizrenit, jemi të shqetësuar për gjendjen e rëndë që e ka kapluar arsimin në Komunën e Prizrenit. Komisioni për Arsimi PDK-së, pasi ka analizuar hollësisht situatën e krijuar me rastin e fillimit të vitit shkollor edhe ashtu të vështirë për shkak të pandemisë, ka konstatuar se qeveria komunale me veprimet e veta e ka sjellë arsimin në Prizren buzë kolapsit total”, është thënë në reagimin e kësaj partie.

Sipas PDK-së në Prizren, situata në arsim dita-ditës po degradon. “DKA, asnjëherë që nga pas lufta nuk ka qenë e instrumentalizuar dhe e politizuar më keq se në këtë qeveri. Ka tash e tre vjet që në këtë drejtori e ka humbur kuptimin fjala arsim dhe institucion arsimor. Në këtë drejtori, nuk dihet më se kush çfarë detyre ka, pasi çdo veprim bëhet me direktiva politike të LV-së. Vendimet merren nga të autorizuarit e kryetarit dhe nënshkruhen kuturrum nga drejtoresha e instrumentalizuare DKA-së”, është theksuar në komunikatën e PDK-së në Prizren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në një intervistë…