PDK-ja: Rezoluta e miratuar unanimisht, akt i rëndësishëm për mbrojtjen e së vërtetës historike dhe dinjitetit të viktimave të luftës

10 prill 2026 | 15:09

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mirëpritur miratimin në Kuvendin e Kosovës të rezolutës për mbrojtjen e së vërtetës historike dhe dinjitetit të viktimave të luftës në Kosovë. Kjo rezolutë, e cila ka marrë mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare, dëshmoi se për çështjet që lidhen me sakrificën dhe historinë tonë kombëtare mund dhe duhet të ketë unitet të plotë institucional.

PDK-ja ka vlerësuar se ky është një moment i rëndësishëm reflektimi dhe përgjegjësie politike, ku Kuvendi i Kosovës u ngrit mbi dallimet partiake për të mbrojtur të vërtetën historike dhe për të nderuar me dinjitet viktimat e luftës dhe familjet e tyre.

Miratimi i kësaj rezolute është dëshmi se kur ka vullnet politik, institucionet tona mund të veprojnë të bashkuara në mbrojtje të vlerave themelore të shtetit tonë.

Partia Demokratike e Kosovës ka theksuar se mbrojtja e së vërtetës për luftën çlirimtare dhe respekti për viktimat nuk janë çështje e debatit politik, por obligim i përhershëm institucional dhe moral.

“PDK-ja do të vazhdojë të jetë e angazhuar që vendime të tilla të zbatohen në praktikë dhe që e vërteta historike të mbrohet nga çdo përpjekje për shtrembërim apo relativizim. PDK falënderon të gjithë deputetët që sot votuan këtë rezolutë, duke dëshmuar përgjegjësi dhe respekt për të vërtetën historike dhe dinjitetin e viktimave të luftës”, është thënë në reagimin e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se pas pranimit…