PDK-ja sot e hap fushën zgjedhore në Gjakovë

04 shkurt 2021 | 09:37

Partia Demokratike e Kosovës sot (e enjte) hap fushatën zgjedhore në qytetin e Gjakovës.

Kryetari i degës së kësaj partie në Gjakovë, Hajdar Beqa ka thënë se hapja e fushatës do të bëhet në orën 16:00 dhe i pranishëm do të jetë edhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, raporton “Epoka e re”.

Postimi i plotë i Beqajt:

Mirëmengjesi!

Ju ftoj të merrni pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës – dega në Gjakovë.

Sot( e enjte) me datën 04.02.2021, në ora 16:00 në Hotel “Pashtrik” – Gjakovë.

Prezent do të jetë kandidati për kryeministër z.Enver Hoxhaj dhe kandidatët për deputet nga lista e PDK-së.

Ardhja juaj na nderon!
Me respekt
Hajdar Beqa
Kryetar i degës – Gjakovë

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë për Vjosa Osmanin…