
PDK-ja sot mban konferencë për medie para Gjykatës Kushtetuese
21 gusht 2025
| 11:22
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar se sot (e enjte) do të mbajë konferencë për medie, duke filluar nga ora 15:00.
Arsyeja e mbajtjes së kësaj konference nuk është bërë me dije.
“Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media sot, më 21 gusht 2025, para objektit të Gjykatës Kushtetuese, në ora 15:00. Vendi: Gjykata Kushtetuese. Koha: 15:00 Ftojmë përfaqësuesit e mediave që të marrin pjesë dhe të përcjellin këtë konferencë”, ka njoftuar PDK-ja.