PDK-ja nis fushatën nga Prizreni, Hamza: Ka ardhur koha për të vepruar

15 dhjetor 2025 | 16:50

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të mërkurën në Prizren hap zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në hapjen e fushatës elektorale, duke thënë se ka përfunduar koha për fjalë.

“Koha për fjalë ka përfunduar. Ka ardhur koha për të vepruar. Nga Prizreni i bukur, këtë të mërkurë, e nisim fushatën tonë. Ju ftoj të na bashkoheni! Bashkë. Përpara. #PDK130”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur sot në Obiliq.…