PDK-ja tërheq amendamentet e propozuara, Tahiri: Nuk e mbështesim buxhetin e vitit 2026
20 shkurt 2026
| 11:58
Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Arian Tahiri gjatë seancës plenare për buxhetin e vitit 2026, ka kritikuar qeverinë për mosreflektim dhe ndryshim të këtij projektligji.
Ai ka thënë se PDK-ja tërheq amendamentet që ka propozuar, dhe në këtë mënyrë, sipas tij, partia nuk mbështet buxhetin e këtij viti.
“PDK-ja edhe në diskutimin paraprak këtu në Kuvend i ka dhënë vërejtjet e veta në kuptimin profesional, teknik, por edhe në reflektimin e nevojave që i ka pasur buxheti. Ne kemi pritur që brenda dy leximeve ka me pasur reflektim dhe ka me pasur ndryshime pozitive, që buxheti të avancohet në aspekt profesional”, ka thënë Tahiri.



