PDK-ja: Viktimat e dhunës seksuale meritojnë drejtësi, dinjitet dhe mbështetje të pandërprerë
14 prill 2026
| 14:06
Në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Partia Demokratike të Kosovës (PDK) ka shprehur nderim për mbi 20 mijë gra, vajza dhe burra që janë ballafaquar me një nga format më çnjerëzore të dhunës gjatë viteve 1998-1999.
Kjo parti ka theksuar se dhuna seksuale mbetet një plagë e rëndë në kujtesën tonë kolektive, e cila nuk duhet të harrohet, mohohet apo të mbulohet me heshtje.
“Të mbijetuarit janë dëshmitarë të gjallë të sakrificës dhe qëndresës njerëzore, dhe ata meritojnë drejtësi, dinjitet dhe mbështetje të pandërprerë. Sakrifica e tyre është një thirrje e përhershme që drejtësia të vihet në vend dhe që e kaluara e hidhur të mos përsëritet kurrë”, është thënë në reagimin e PDK-së.



