
PDK-ja vlerëson jashtëzakonisht bashkëpunimin me NDI-në
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga sekretarja e përgjithshme, Vlora Çitaku dhe nënkryetarja Besianë Musmurati, ka pritur në takim drejtoreshën e NDI në Kosovë, Nancy Soderberg.
Gjatë takimit, u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të tij – në funksion të gjithëpërfshirjes dhe fuqizimit të grave dhe të rinjve në jetën politike dhe institucionale të vendit.
Në njoftimin për medie, Partia Demokratike e Kosovës ka dëshmuar në vazhdimësi se të rinjtë dhe gratë janë pjesë themelore e organizimit dhe vendimmarrjes politike, gjë që reflektohet qartë si në përfaqësimin në strukturat udhëheqëse, ashtu edhe në listat për deputetë dhe asamble komunale.
“Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë edhe gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve lokale, me qëllim të përfaqësimit të barabartë. PDK e vlerëson jashtëzakonisht bashkëpunimin me NDI-në dhe mbetet e përkushtuar për ta çuar këtë partneritet në një nivel edhe më të lartë”, ka njoftuar PDK-ja.