PDK-ja zyrtarizon sloganin për zgjedhjet e 14 shkurtit

13 janar 2021 | 15:27

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë e vetme.

Ajo pranë vetës ka afruar disa figura që të jetë sa më e “fortë” dhe të marrë sa më shumë mbështetje qytetare.

Derisa ka nisur të përgatitë listën për deputetë, PDK-ja ka zgjedhur edhe sloganin që do të garojë në zgjedhjet e reja.

Fjala “Rimëkëmbje” do të jetë slogani i PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Këtë fjalë e ka prezantuar edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan po mendon seriozisht për Berat Gjimshitin. Lajmin e…