PDK konfirmon se do të marrë pjesë në takimin që do të ftohet nga Presidentja Osmani

08 maj 2025 | 21:13

Partia Demokratike e Kosovës dje bëri thirrje që Presidentja Vjosa Osmani të ftojë në takim partitë politike për të diskutuar rreth situatës aktuale në Kuvend. Kësaj kërkese i janë bashkuar edhe parti të tjera si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Nga Presidenca është bërë e ditur se së shpejti do të nisin kontaktet me partitë politike për të organizuar një takim gjithëpërfshirës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, ka deklaruar këshilltari për media, Bekim Kupina.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se do të marrë pjesë në këtë takim. Këtë e ka bërë të ditur sekretarja e përgjithshme e partisë, Vlora Çitaku, e cila tha shkurt: “Po, marrim pjesë”

Pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar më herët edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Gazeta Blic

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sheshi i Shën Pjetrit po kumbon nga këmbanat që pasojnë…