PDK: Kurtit nuk i bëhet vonë për ndërtimin e institucioneve, po saboton vendin

13 korrik 2025 | 11:53

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka konfirmuar se Kryetari Memli Krasniqi do të takohet me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, shkruan Reporteri.net.

Ajo tha se vizita e Hanrahan e gjen Kosovën të papërgatitur.

Ajo tha se edhe sot deputetët u mblodhën në Kuvend për skenarin e njëjtit të partisë së parë.

“Kjo është tashmë një përpjekje e vetdijshme për të sabotuar ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës”, tha ajo.

Sipas saj, Kurtit nuk i bëhet vonë për krijimin e institucioneve të Kosovës.

Kurtit nuk i bëhet vonë, se po ti bëhej do të kishte përpjekje serizoe për të ndërtuar institcionet e republikës së Kosovës. E ne mblidhemi për të 46 herë për shkak të kryeneçësisë dhe kokfortësisë së Kurtit”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e quajti të papranueshme situatën…