PDK mobilizohet fuqishëm në Diasporë, Gubetini: Koha për ndryshim është tani
22 maj 2026
| 20:06
Kryetari i PDK-së në Regensburg, Shqiptar Gubetini, gjatë një takimi me kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Bavari, ka deklaruar se ka ardhur koha për ndryshime në Kosovë.
Gubetini ka bërë të ditur se tashmë janë përmbyllur të gjitha procedurat e votimit me postë dhe se shumë qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë e kanë kuptuar se gjendja politike në Kosovë duhet të ndryshojë.
“STOP KRIZËS — NDRYSHO KOSOVËN.
Së bashku me kryetarët dhe simpatizantët e devotshëm të PDK-së në Bavari, të bashkuar për një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe me më shumë dinjitet për qytetarët tanë. Koha për ndryshim është tani!”, ka shkruar Gubetini.



