”PDK-në nuk e frikësojnë zgjedhjet”- Gruda: Kurti është i paaftë për të udhëhequr dhe po i shantazhon partitë politike

27 tetor 2025 | 22:20

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në një linjë direkte në Debat Plus, ka thënë se Albin Kurti është i paaftë për të udhëhequr dhe se po i shantazhon partitë politike.

Gruda ka theksuar se Kurti nuk e ka në dorë ta dërgojë vendin në zgjedhje sa herë që dëshiron.
“Kurti përmend dy palë zgjedhje, është një tentim për t’i bërë shantazh partive opozitare ose deputetëve individualë, për t’u thënë ‘ja çka ju pret – ju presin zgjedhjet’”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së ka nënvizuar se partia e tij nuk frikësohet nga zgjedhjet, përkundrazi, i sheh ato si zgjidhje në situata krize.
“Asnjë palë zgjedhje PDK-në nuk e frikësojnë. Ne jemi parti që kemi kërkuar të shkohet në zgjedhje, dhe zgjedhjet janë të mirëseardhura në një moment krize si ky, sepse i shohim si zgjidhjen e vetme,” ka deklaruar Gruda.

Ai më tej ka shtuar se paraqitja e dy palëve zgjedhje si zgjidhje për Kosovën, ashtu siç ka bërë Kurti, “tregon vetëm një gjë”:
“Tregon paaftësinë e plotë të Albin Kurtit për të ndërtuar institucione. Ai po mendon se mund të vazhdojë të qëndrojë në pushtet vetëm duke ricikluar kriza dhe duke mbajtur një cikël të pafund zgjedhjesh,” ka përfunduar Gruda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesin e shumë mërgimtarëve që kanë ndërtuar jetë të…