PDK në Zvicër emëron Zuhdi Mullaabazin në krye të Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit

09 maj 2026 | 09:35

Dega e PDK-së në Zvicër ka zyrtarizuar emërimin e z. Zuhdi Mullaabazi në krye të Shtabit Zgjedhor, duke prezantuar njëkohësisht edhe ekipin që do të udhëheq organizimin dhe mobilizimin e mërgatës për zgjedhjet e 7 Qershorit.

Sipas njoftimit të degës, shtabi do të ketë rol kyç në koordinimin e aktiviteteve zgjedhore dhe në angazhimin e bashkatdhetarëve për pjesëmarrje sa më të madhe në procesin e votimit nga diaspora.

Anëtarë të Shtabit Zgjedhor janë emëruar:
Ylber Aliu, Xhavit Bajraktari, Sejdi Haliti, Kairanfil Ahmeti, Isni Saliu, Muje Haziri, Dafina Vllasi, Xheladin Shala, Valbon Hajdari dhe Iliriana Bernjashi.

Nga PDK në Zvicër u theksua se mërgata vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme të Kosovës, si në periudhat më sfiduese ashtu edhe në sukseset e shtetndërtimit.

“Me energji, përkushtim dhe unitet, po hyjmë në një rrugëtim të rëndësishëm për ta fuqizuar zërin e mërgatës sonë”, thuhet në njoftim.

Dega e PDK-së në Zvicër u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që të regjistrohen sa më parë për votim nga jashtë Kosovës, duke i ftuar të bëhen pjesë e procesit zgjedhor dhe e, siç thuhet, “fitores së përbashkët”.

Procesi i regjistrimit për votim nga diaspora mund të bëhet përmes platformës zyrtare të KQZ-së:
diaspora.kqz-ks.org

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bëhet me dije se emrat e kandidatëve që pritet të…