
PDK nonimon Jona Arifi për kryetar të Kamenicës, Begzad Sinani nuk e merr besimin e Kryesisë
27 korrik 2025
| 18:04
Kryesia e PDK-së nën drejtimin e kryetarit Memli Krasniqi sot ka mbajtur një mbledhje me rëndësi në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në mesin e pikave të rendit të ditës, ka qenë edhe nominimi i kandidatit për kryetar të Kamenicës, ku kandidaturat e tyre i kanë paraqitur ish kryetari i komunës, Begzad Sinani dhe Jona Arifi.
Burime të Veriu.info nga PDK bëjnë të ditur se Kryesia e PDK-së më shumicë të votave ka nominuar Jona Arifin si kandidate për kryetare të Kamenicës në zgjedhjet e tetorit