PDK: Për rastin Dehari do të inicohet Komision Hetimor Parlamentar

04 shkurt 2020 | 19:26

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të iniciojë komision hetimor parlamentar për zbardhjen e rastit së Astrit Deharit, pas parlajmërimeve të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës për zbardhjen e këtij rasti.

“Partia Demokratike e Kosovës mirëpret interesimin, ndonëse me vonesë, të pushtetit të ri dhe mediave për zbardhjen e rastit së Astrit Deharit, pas parlajmërimeve të Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës për zbardhjen e këtij rasti”, thuhet në deklaratën e PDK-së.

“PDK-ja do t’i shkojë deri në fund secilës temë të përmendur në seancën e djeshme nga Kryetari Veseli. Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës ka treguar se ka dyshime serioze për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit. Për këtë rast, duhet të shkojë dikush në burg; ose Albin Kurti, ose nomeklatura e atëhershme e pushtetit, një pjesë e së cilës është edhe sot në koalicionin qeverisës”, thuhet në deklaratën për media të lëshuar nga PDK-ja.

“Kjo është një nga temat më serioze për të cilën është abuzuar shumë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja do ta trajtojë si një nga temat më urgjente në Kuvendin e Kosovës, përmes ngritjes së Komisionit Hetimor Parlamentar”, thuhet në fund të deklaratës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian, deri në fund të këtij viti, do të…