PDK përmbylli fushatën, Besa Ismaili: Faleminderit nga zemra të gjithë aktivistëve dhe qytetarëve
27 dhjetor 2025
| 19:46
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale ka falënderuar aktivistët dhe qytetarët për përkrahjen që i kanë dhënë gjatë fushatës zgjedhore.
Ajo ka thënë se mbështetja e tyre, puna vullnetare, zëri dhe besimi i tyre ishin forca që e mbajtën gjallë këtë angazhim!
“Faleminderit nga zemra të gjithë aktivistëve dhe qytetarëve më qëndruan pranë në këtë rrugëtim fushate. Mbështetja juaj, puna vullnetare, zëri dhe besimi juaj ishin forca që e mbajtën gjallë këtë angazhim! Bashkë. Përpara”, ka shkruar Ismaili mbi videon e publikuar në “Facebook”.



