
PDK-ja prezanton kandidatin për Junikun, Fatos Shalën
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka prezantuar sot kandidatin për kryetar të komunës së Junikut, Fatos Shala, të cilin e ka vlerësuar si kandidat që do të bëjë ndryshimin në këtë komunë, me projekte që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve, me transparencë dhe llogaridhënie.
Krasniqi ka theksuar se Fatosi di dhe mundet të zbatojë projekte të dobishme për qytetarët, me prioritet arsimin, shëndetësinë dhe punësimin e të rinjve.
“Me projekte ambicioze që në fokus kanë turizmin dhe idetë e reja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të kësaj komune”, ka thënë Krasniqi.
Postimi i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:
PDK në Junikun e traditës do të kandidoj me Fatos Shalën, i cili do të bëj ndryshimin në këtë komunë, me projekte që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve, me transparencë dhe llogaridhënie.
Fatosi di dhe mundet të zbatojë projekte të dobishme për qytetarët, me prioritet arsimin, shëndetësinë, punësimin e të rinjve me projekte ambicioze që në fokus kanë turizmin dhe idetë e reja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të kësaj komune.