PDK refuzon rikthimin e Fatmir Limajt
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka refuzuar kthimin e Fatmir Limajt në listën e kandidatëve të PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit, thonë burimet e VOX Kosova. Gjersa Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon të mbajë mbledhjen e Kryesisë, ende s’ka komunikim zyrtar nga ky subjekt politik. Sipas informacioneve që ka siguruar mediumi, kjo çështje është vendosur pa pasur fare votim brenda Kryesisë.
Para tre ditësh, Fatmir Limaj i kiste dërguar një letër kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, përmes së cilës kishte kërkuar që Nisma Socialdemokrate të jetë pjesë e listës së përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Sipas letrës së siguruar nga VOX Kosova, Limaj ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim politik dhe elektoral, duke theksuar se bashkimi opozitar është në interes të qytetarëve dhe të Kosovës.




