
PDK ruan dy bastionet e saj – befasi rezultati në Ferizaj, Shtime e Dragash
14 shkurt 2021
| 22:39
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 57,22% të votave të përgjithshme për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sipas këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka arritur të ruaj dy komunat të cilat konsiderohen bastione të saj, siç janë Skenderaj dhe Drenas.
Në Skenderaj deri më tani PDK ka marrë 73,93%, ndërkaq në Drenas ka 61,77%.
Në komunën e Dragashit, ku deri më tani PDK ka 23,91% kurse LVV 23,5%, rezultat ky i cili po ndryshon nga minuti në minut.