
PDK shpenzoi 932 mijë e 964 Euro gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit
02 maj 2025
| 19:29
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, 9 shkurt 2025.
Sipas KQZ, Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar 557 mijë e 277 euro të hyra, prej të cilave 228 mijë e 14 euro donacione dhe kontributet në të holla, ndërsa 329 mijë e 263 euro janë kontributet në natyrë në mall dhe shërbime.
Sipas raportit të KQZ-së, PDK ka shpenzuar 932 mijë e 964 euro.
Ku kanë deklaruar se për reklama, reprezentacione dhe konferenca janë shpenzuar 459 mijë e 200 euro, ndërsa për shpenzime të përgjithshme 473 euro e 763 cent.