PDK-Zvicër/ Nënkryetari Krasniqi dhe Sekretari i Përgjithshëm Kadriaj vizitojnë nëndegën e Gjenevës

31 gusht 2025 | 21:34

Nënkryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Adhurim Krasniqi, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të degës, Shaip Kadriaj, kanë vazhduar serinë e takimeve me nëndegët e partisë, duke zhvilluar sot një vizitë në nëndegën e PDK-së në Gjenevë.

Delegacioni u prit nga nënkryetari i nëndegës, Sabedin Haziri, sekretari Naim Mustafa, si dhe pjesëtarë të kryesisë. Gjatë takimit, u shpreh mirënjohja për punën dhe angazhimin e deritanishëm të strukturave lokale, si dhe për përkushtimin që ato vazhdojnë të tregojnë në funksion të fuqizimit të organizimit partiak.

Një ndër temat kryesore të diskutimit ishte procesi i zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025. U veçua rëndësia e informimit të bashkatdhetarëve për procesin e regjistrimit të votuesve nga diaspora, afati i të cilit përfundoi më 29 gusht 2025.

Po ashtu, pjesëmarrësit ndaluan edhe te protesta e paralajmëruar që do të mbahet më 14 shtator 2025 në Hagë, ku kryetari Xhaka dhe kryesia e degës shprehën mbështetjen e plotë për këtë organizim të mërgatës dhe të organizatave të dala nga lufta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në prag të fillimit të…