
‘Peceta nuk është luks’, organizata QIKA me aksion simbolik para qeverisë
28 maj 2025
| 13:43
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, kanë realizuar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës ku kanë kërkuar heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) për peceta.
Kjo organizatë që një kohë kërkon heqjen e menjëhershme të TVSh-së dhe tarifave doganore për produktet menstruale.
Para objektit të qeverisë, aktivistet e kësaj organizate kanë vendosur pankarta me mbishkrimin “Peceta nuk është luks”. /EO




