Peci: Është koha e fundit që të kërkohet interpretim nga Gjykata Kushtetuese

01 maj 2025 | 14:35

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka deklaruar se përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje që të bëjë “akrobacione me mënyrën e votimit për kryetarin e Kuvendit paraqet aktin e fundit të humbjes së besimit dhe kuptueshmërisë së dialogut politik për tejkalimin e krizës së tanishme”.

Sipas tij, mënyra e votimit nuk e zgjidh krizën, por këtë mund ta bëjë vetëm marrëveshja politike.

“Imponimi nuk zgjidh asgjë, përkundrazi tregon moskapacitet për marrëveshje! E drejta për të propozuar nuk nënkupton të drejtën e zgjedhjes”, ka shkruar Peci në “Facebook”.

Ai ka thënë se “është koha e fundit që të kërkohet interpretim nga Gjykata Kushtetuese, për ta tejkaluar këtë bllokadë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas dështimit të seancës…