
Peci: Fermeri nga Vushtrria dëshmon suksesin e politikave bujqësore të qeverisë
08 qershor 2025
| 16:14
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin Burim Pllana në Shtitaricë të Vushtrrisë, një model suksesi në zhvillimin e bujqësisë.
Burimi kultivon 18 ha lakër, 5 ha lulelakër, patate, brokoli, qepë dhe ka mbi 400 mijë fidane të perimeve.
Si përfitues i mbështetjes prej 50,000 euro nga Ministria e Bujqësisë, ai ka rritur sipërfaqet e kultivimit të lakrës dhe lulelakrës përkatësisht me 52% dhe 32%.
Ministri Peci theksoi se rezultatet e politikave të mbështetjes po reflektohen në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë.
Postimi i plotë i Pecit:



Ai kultivon: 18 ha me lakër
, 5 ha me lulelakër, 5 ha me patate
, 1.3 ha me brokoli
, 0.70 ari me qepë
, dhe mbi 400 mijë fidane të specit, trangullit, shalçinit e pjeprit

.









