Peci i inatosur me gazetarë derisa flet para tyre: S’e marr hiç seriozisht atë që raportohet në medie

29 maj 2025 | 11:24

Bashkëkryetari i listës Guxo, Faton Peci, ka thënë se edhe në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive, do të ndiqet procedura e njëjtë për votimin e komisionit rreth votës së fshehtë.

Ai është pyetur nga gazetarët rreth raportimeve se emri i Albulena Haxhiut mund të zëvendësohet me atë të Fatmir Limajt sot.

“Ajo çka raportohet në media unë s’e marr hiç as seriozisht as të vërtetë. E para dhe e dyta, ne do të vazhdojmë me procedurën e njëjtë për votimin e komisionit që procesi i kryetarit të Kuvendit ose kryetares të jetë me votën e fshehtë”, ka thënë Peci.

Këtu, ka ndërhyrë njëri nga gazetarët duke e pyetur se “çfarë po e pengon prej atyre që po raportohet në medie”.

“Nuk fola kështu për një çështje specifike, por nëse i lexon 100 shkrime, 99 janë të pavërteta…”, ka thënë Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani tha se PDK-ja po pret…