
Peci: Po bëjmë përpjekje për zhbllokimin e situatës
Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Peci, ka ka folur në lidhje me situatën në Kuvendin e Kosovës, ku për herë të 16 ka dështuar konstituimi i Kuvendit.
Pasi e kanë propozuar disa herë emrin e Albulena Haxhiut, ai ka thënë se nuk është propozuar ende emri.
“Në emër të grupit tonë parlamentar të shprehim keqardhje që edhe sot nuk kemi rezultat në zhbllokimin e gjendjes. Ne si grup jemi duke bërë përpjekje për zhbllokimin e kësaj situate, po kryejmë detyrimet tona ligjore e kushtetuese, duke marrë pjesë në seancë, por edhe duke marrë pjesë në votim. Meqenëse ka sot një përfolje të emrit, ne ende nuk kemi ardhur deri te propozimi i emrit, përpjekja jonë është të kemi proces të votimit të fshehtë. Ne kemi vlerësuar që vullneti i njëmendtë, dhe ndërgjegjja e secilit deputet, kontribuon në proces të zhbllokimit”, ka thënë Peci.