 
                    Peci: Kosova ka nevojë për lidership progresiv për të shfrytëzuar momentin diplomatik
                30 tetor 2025
                |  19:46
            
        Ish-diplomati Lulzim Peci ka vlerësuar se viti 2025 do të mbahet mend si vit i rëndësishëm për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës, pas tri njohjeve të reja nga Kenia, Sudani dhe Siria, raporton GazetaBlic.
Ai tha se këto njohje kanë krijuar një dinamikë të re legjitimiteti për shtetësinë e Kosovës, pas një periudhe stanjacioni që nga viti 2020.
Ai shtoi se këto zhvillime mund të hapin rrugën për anëtarësimin e Kosovës në organizata si INTERPOL dhe UNESCO, por paralajmëroi se për këtë nevojitet një lidership qeveritar progresiv e liberal dhe mbështetje më e fortë nga vendet perëndimore.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        