Peci: LDK nuk është më faktor, nuk ka as rol unifikues e as mundësi ftesash

06 maj 2025 | 21:34

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, deklaroi se LDK nuk ka më rol për të ftuar parti në koalicione, pasi këtë të drejtë e ka vetëm fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti.

Ai tha se LDK nuk është më ajo që ka qenë dhe nuk përfaqëson më frymën e dikurshme, duke shtuar se ftesat për bashkëpunim i takojnë vetëm liderit të VV-së.

“Nuk mundesh me marrë rolin as të presidentit, rolin unifikues, e në anën tjetër, as me ftu, se këtë mundësi e ka vetëm Albin Kurti. Në rast se e konstituojmë Kuvendin edhe e bëjmë Qeverinë, ose nuk mundemi me e ba mrena pesëmbëdhjetë ditëve Qeverinë, atëherë është vetëm një opsion i dytë, po veç ai opsioni i dytë nuk është Lumir Abdixhiku dhe nuk o LDK-ja”, deklaroi Peci.

Sipas Pecit, LDK është shndërruar në një subjekt tjetër, që nuk ka më lidhje me identitetin fillestar.

“Kam përshtypje që kanë mbetë vetëm shkronjat, ndërsa është një subjekt i ri që quhet ‘Rruga e Re’. Është paradoksale me pretendu me marrë rol në rast se një kryeministër i ka 42.3% të votës dhe përfaqëson shumicën shqiptare”, tha Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt,…