Peci mbron Gërvallën, e quan ‘pishpirik’ Abdixhikun

20 qershor 2025 | 15:31

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci e ka quajtur “pirshpirik” Lumir Abrixhikun, në një reagim ndaj komenteve të bëra nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryediplomaten në detyrë Donika Gërvalla të enjten.

Peci i ka quajtur “të pakuptueshme dhe irrituese” deklaratat e Abdixhikut për Gërvallën.

Abdixhiku, në një intervistë televizive të enjten, e ka quajtur Gërvallën një person “të paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës”.

“Është jo vetëm e pakuptueshme e irrituese, por edhe e tmerrshme të dëgjojmë Lumir Abdixhikun duke e cilësuar Donika Gërvallën si ‘e paedukatë’”, ka shkruar Peci në një postim në “Facebook”.

Peci ka thënë se lideri i LDK-së nuk e ka fyer vetëm Gërvallën si person, por të gjithë familjen e saj.

“Lumir, përgjegjëse primare dhe absolute për edukimin e një personi është familja. E, nëse i thua Donikës ‘e paedukatë’, ti e ke fyer heroin e Kosovës e frymëzimin patriotik e shpirtëror të gjeneratave, Jusuf Gërvallën, e ke fyer heroinën e Kosovës, Suzanën, atë që rriti e edukoi tre fëmijët shembullorë të heroit dhe e ke fyer nanën Ajshe, që jo vetëm që është gjyshja e shtylla e kësaj familjeje, po është institucion i qenies shqiptare”, ka shkruar Peci.

Sipas Pecit, Donika Gërvalla është e lidhur ngushtë me “lidhje gjaku, me vizion dhe me aktivitet 35-vjeçar” me ngjarjet më të mëdha historike të popullit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Xhudos së Kosovës ka njoftuar se kampionia olimpike…