Peci: Me Albin Kurtin na bashkoi Kosova
Kryetari i Mitrovicës dhe bashkëkryetari i Partisë GUXO, Faton Peci, ka reaguar pas nënshkrimit të koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai ka shkruar në “Facebook” se me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka bashkuar Kosova.
“Me Albin Kurtin na bashkoi Kosova. Nevoja që të ndalim projektet e ndarjes dhe copëtimit, për ta transformuar Kosovën në shtet me sovranitet. Ajo për çka u bashkuam, nga kjo perspektivë, veçse u forcua. Në këtë konstelacion forcash, jemi të palëkundur se me kë e shohim partneritetin për Kosovën. Andaj, sot riafirmuam angazhimin dhe përkushtimin për Kosovën, duke nënshkruar koalicionin me LV-në, Alternativën dhe PShDK-në. Të palëkundur në parime, të palëkundur për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Peci.



