
Peci: Me votimin e fshehtë po kërkojmë të respektohet vullneti i plotë i deputetëve
05 maj 2025
| 09:38
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, tha se me votimin e fshehtë po kërkojnë të respektohet vullneti i plotë i deputetëve, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se Glauk Konjufca do ta kandidojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
“Ne kemi hyrë në një cikël ku po kërkojmë që për shkak të respektimit të vullnetit të plotë të deputetëve të kemi një votim të fshehtë. Nëse e kemi shumicën e kërkuar vjen në shprehje se cili do të jetë emri. Unë besoj që Konjufca do të kandidojë zonja Haxhiun”, tha Peci para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive.