Peci: Nëse nuk krijohen institucionet vendi shkon në zgjedhje

25 prill 2025 | 11:13

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka deklaruar se janë duke u zhvilluar diskutime të vazhdueshme me partitë politike për krijimin e institucioneve të reja.

Ai ka theksuar se 47 për qind e votuesve kanë mbështetur LV-në, përfshirë edhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë, dhe se një pjesë e tyre janë të gatshëm të përkrahin formimin e Kuvendit dhe Qeverisë.

“Kush thotë që nuk ka diskutime, gabohet – ka diskutime të vazhdueshme dhe ka pasur ftesa zyrtare drejtuar partive politike. Një gjë shumë e rëndësishme që nuk duhet harruar është se 47% e qytetarëve kanë votuar për VV-në. Kjo përfshin edhe komunitetet joshumicë – nëntë prej përfaqësuesve të tyre janë pjesë e përkrahjes për ta bërë të mundur formimin e Kuvendit dhe të Qeverisë sa më shpejt. Nga ana tjetër, deri tani Lista Serbe nuk është rreshtuar me bllokun opozitar. Nëse këtij 47 për qind i shtojmë edhe deputetët e Nismës, e kalojmë pragun e 50 për qind dhe arrijmë shumicën bashkë me komunitetet. Është e qartë: ose i themelojmë institucionet, formojmë Kuvendin dhe Qeverinë, ose vendi shkon në zgjedhje”, ka thënë Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalja e Kupës së Kosovës në futsall dhuroi spektakël të…