Peci: Nëse opozita ka reflektuar, ndryshon gjendja

11 maj 2025 | 10:02

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive, ka thënë se nëse opozita “ka reflektuar, do të kemi ndryshim të gjendjes”.

“Tashmë dihet që pamundësia që ne të kemi Kuvend të konstituuar varet nga vota e partive opozitare, në rast se ata kanë reflektuar atëherë do të kemi ndryshim të gjendjes, në rast se jo, atëherë…”, ka thënë ai.

“Sa i përket emrit çështja është se nuk është problem emri. Partitë politike, si shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së që nëse vijmë edhe 48 herë sikur të ndërrohen 48 emrat ne nuk kemi votë për kryetarin e kuvendit. Emri i Albulena Haxhiut nuk është problem, problemi është diku tjetër”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten një rast i rëndë ndodhi te Rruga B…