Peci njofton se janë procesuar mbi 17 milionë euro për fermerët

06 gusht 2025 | 11:08

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë me dije se janë procesuar mbi 17 milionë euro për fermerët.

Peci ka treguar se ditëve në vijim këto mjete do të procesohen në llogaritë bankare të fermerëve.

“Mirëmëngjesi të dashur fermerë. Sot u procesuan 17.1 milionë euro për ju, mbështetje nga Programi për Pagesa Direkte 2025. Këto mjete do të transferohen për pak ditë në llogaritë e juaja bankare. Ju lumshin duart për mundin që bëni për të ushqyer Kosovën”, ka shkruar Peci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
142 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në…