Peci optimist për qeverinë e re: Ka diskutime deri të dielën
24 tetor 2025
| 15:36
Faton Peci, një nga kryetarët e Guxo, ka thënë se janë duke u zhvilluar bisedime për sigurimin e votave për votimin e qeverisë.
“A keni folur me ndonjë kundërshtarë politikë lidhur me mundësinë për koalicion? Çdoherë bre ka diskutime. Nuk përbën as lajm kjo ideja që diskutohet me akterë, me parti. Unë mendoj që me të dyja palët ka pasur bisedime edhe vazhdon me pasur deri të dielën”, ka thënë Peci për “T7”.
I pyetur nëse do të ketë qeveri deri të dielën, Peci nuk ka dhënë përgjigje definitive.
“E shohim. Është përcaktim i deputetëve, i atyre që janë të zgjedhurit e popullit”, ka thënë Peci, duke shtuar se si natyrë është optimist, derisa ka shtuar se krijimi i qeverisë së re është në interes të Kosovës.



