
Peci: Pas LV-së partia e dytë është ‘Guxo’
06 dhjetor 2023
| 11:34
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë sipas matjeve të fundit, partia e dytë në Kosovë nuk është as PDK-ja e as LDK-ja.
“Sipas matjeve partia e dytë pas LV-së është partia e të papërcaktuarve”, ka thënë Peci.
Ai tutje tha që preferenca e parë është LV-ja por pas saj sipas matjeve, respodentët e pyetur se pas LV-së kënd e preferoni, shumica prej tyre kanë zgjedhur Partinë Guxo.
Peci tha po ashtu se gjatë vitit 2024, bashkë me kryetaren tjetër të partisë, Donika Gërvalla-Schwarz do të angazhohen më shumë në konsolidimin e partisë dhe prurjeve të reja në partinë Guxo. /Gazeta10