Peci për bisedimet me Nismën: ‘Shpresa vdes e fundit’, unë them që shpresa nuk vdes kurrë

23 korrik 2025 | 11:17

Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe deputeti Faton Peci, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ofruar një marrëveshje të favorshme për Nismën Socialdemokrate, me qëllim të përfshirjes së saj në qeverinë e ardhshme.

“‘Shpresa vdes e fundit’. Unë them që shpresa nuk vdes kurrë. Mendoj se, sipas informacionit që kemi, oferta e kryeministrit ndaj Nismës ka qenë mjaft gjeneroze, që ata të marrin pozicione të rëndësishme në qeverinë e ardhshme. Bëhet fjalë për disa pozicione”, ka thënë Peci para vazhdimit të seancës konstituive.

Më tutje, Peci ka thënë se kërkesa e presidentes Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese është pozitive.

“Presidentja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Unë jam njëri nga ata që nuk kam arritur të kuptoj pse ka dalë me një vlerësim të tillë, për shkak se, në afatin kohor kur është bërë publik vendimi, ne vetë i kishim të shfrytëzuara vetëm 30 ditë nga data 15 prill. Presidentja i ka dhënë një shans, duke shfrytëzuar të drejtën kushtetuese që e ka, edhe për të korrigjuar këtë pikë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Unë e shoh këtë në frymën dhe prizmin pozitiv”, ka thënë Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…