
Peci për marrjen në pyetje nga prokuroria: Të zbardhet çdo detaj, jam i hapur dhe bashkëpunues
29 maj 2025
| 11:54
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka folur për marrjen në nga Prokuroria Speciale në lidhje me tenderin për fabrikën për trajtimin e mbetjeve shtazore.
“Ajo që raportojnë mediet nuk e marrë hiç seriozisht, as si të vërtetë. Është interes i Kosovës, në radhë të mirë interes për mua që të zbardhet çdo detaj për pretendimet që i kanë ngritur mekanizmat e drejtësisë. Unë jam i hapur dhe bashkëpunues. Libër i hapur për çdo veprim si ministër”, ka thënë Peci.