Peci: Preferojmë 21 ose 28 dhjetorin për zgjedhje, guximi s’na mungon që të garojmë vetë

20 nëntor 2025 | 11:51

Kryetari i Guxo-s, Faton Peci, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, ka propozuar të mbahet edhe një seancë ku do të diskutohej për buxhetin e shtetit për vitin 2021, por kjo sipas tij nuk e mori miratimin e partive opozitare.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se Osmani nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të firmos shpërbërjen e Kuvendit.

“Presidentja pati lutje që të shqyrtohet mundësia që të kemi dhe sot një seancë të radhës në mënyrë që të adresojmë disa nga problemet që rrezikojnë kategoritë e caktuara me mbetur pa paga siç janë punëtorët e RTK-së… Nuk kishte darkordim nga shumica e partive politike për të adresuar nevojat elementare etike dhe rrjedhimisht pas mungesës së vullnetit politik të partive opozitare, presidentja nuk pati zgjidhje tjetër veçse të firmos shpërbërjen e Kuvendit ë Kosovës e që dihet që me automatizëm shkojnmë në zgjedhje”, ka thënë Peci.

Ai ka thënë se “ne si Guxo jemi mes datave 21 dhjetor dhe 28, ne kemi zgjedhur datën 28 dhjetor”.

“Neve veç guximi nuk na mungon as nuk na ka munguar kurrë. Vendosim se si e shohim më të arsyeshme, më racionale dhe probalitetin më të madh të fitores, por jemi të bindur se me LV-ja do të korrim fitore më të madhe sesa të 9 shkurtit”, ka thënë Peci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas peticionit të…