
Peci: Pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të prodhoj konsekuenca edhe në Ballkan
05 dhjetor 2021
| 14:19
Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka bërë me dije se një invazion i mundshëm i Rusisë në Ukrainë mund të ndikojë në sigurinë e Evropës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se një veprim i tillë mund të prodhoj konsekuenca edhe në rajonin e Ballkanit.
“Plani i Putinit për invazionin e Ukrainës. Sot pritet te realizohet një bisedë telefonike në mes Presidentit Biden dhe Putinit për situatën alarmante në këtë pjesë të Evropës, e cila mundet të eskaloj dhe te prodhoj konsekuenca vështirë te imagjinueshme për sigurinë e kontinentit, duke përfshirë këtu edhe Ballkanin”, ka shkruar Peci.