Peci, skeptik se do ta zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi

31 mars 2023 | 17:03

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci është shprehur skeptik së marrëveshja  në mes të Kosovës dhe Serbisë do të mund të zbatohet.

Ai gjatë diskutimit në Qendrën Mediale në Çagllavicë me temën: “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë kanë duan të humbin kohë sa i zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

“Kemi mbetur prapa dhe kemi arritur deri aty saqë në situata të caktuara ta rrezikojmë edhe sigurinë rajonale, këtu i referohem raportit Kosovë-Serbi. Kurti e Vuçiqi kanë qëllime të kundërta dhe duan të humbin kohë. Kjo më bënë skeptik se do të zbatohet marrëveshja. Edhe nëse zbatohet shija politike do të jetë e rëndë që marrëveshja të zbatohet në tërësi”, ka theksuar Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 28-të apo e fundit për…