Peci tha se tha u hodh poshtë kallëzimi penal i LDK-së për grantet në bujqësi, reagon Prokuroria
Ish-ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë sot Prokuroria ka hedhur poshtë kallëzimin penal të Lidhjes Demokratike të Kosovës kundër tij për grantet në bujqësi.
Peci madje në një postim në ‘Facebook’ kishte shkruar se do të bëjë kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut, Hykmete Bajramit dhe Paris Gurit për kallëzim të rremë penal.
E lidhur me këtë njoftim të Pecit, ka reaguar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se rasti për të cilin po raportohet se është hedhur kallëzimi penal ndaj F.P., nuk ndërlidhet me hetimet që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë. Rasti në fjalë ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga subjekti politik LDK, i cili ndërlidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të informuar drejtë opinionin publik, duke respektuar parimin e transparencës, si dhe duke ruajtur integritetin e procedurave hetimore”, ka njoftuar Prokuoria Speciale.



