
Pediatrit kundërshtojnë CDC-në, rekomandojnë vaksinën anti-COVID për fëmijët
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nuk rekomandon më vaksinën anti-COVID për fëmijët – por një grup i madh mjekësor po shkon kundër saj.
Të martën, Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) ka publikuar kalendarin vjetor të vaksinimit për fëmijët – dhe përfshin vaksinat kundër COVID-19, krahas atyre për grip dhe RSV, raportoi FoxNews.
“Foshnjat dhe fëmijët nga 6 deri 23 muajsh janë në rrezik të lartë për COVID-19”, thuhet në deklaratën e Akademisë.
“Për këtë, AAP rekomandon një vaksinë COVID-19 për të gjithë fëmijët nga 6 deri në 23 muajsh për t’u mbrojtur kundër sëmundjes serioze”.
AAP-ja rekomandon po ashtu një dozë për fëmijët nga 2 vjeç e tutje që janë në rrezik të infektimit, që nuk janë vaksinuar asnjëherë, dhe ata që jetojnë me njerëz në rrezik të lartë të sëmundjes.